Shkreli: Rilindasi Beci nuk skuqet sepse pushtetin e ka të grabitur, jo të fituar me votë!

Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Kodra Shkreli ka reaguar ndaj kreut të bashkisë, Benet Beci, i cili iu përgjigjet qytetarëve shkodranë me një gjuhë arrogante dhe përbuzëse vetëm pse ata i kanë kërkuar që të mos ndërhyjë në plazhin e Velipojës tani që ka filluar sexoni turistik, apo Bashkia tëlerë edhe hapsira publike në plazh.

Shkreli shkruan në reagimi e saj se, Benet Beci duhet të kërkojë falje publikisht dhe të dënojë përgjjigjet që i janë kthyer qytetarëve në emër të tij.

Reagimi

A mundet një kryebashkiak që paguhet nga taksat e tyre t’i kthejë të tilla përgjigje qytetarëve të cilëve duhet t’u shërbejë edhe duke i dhënë të gjitha informacionet për pyetjet që ata kanë në lidhje me investimet që realizohen me paratë e marra nga taksat e tyre, në mënyrë të qytetëruar, si një detyrim karshi tyre dhe siç i ka hije’ një kryebashkiaku?….

Ky është rilindasi kryebashkiak i Shkodrës i cili trashëgon më së miri cinizmin dhe arrogancën e pushtetit ndaj banorëve të Shkodrës!

Përgjigje të tilla janë skandaloze dhe Benet Beci duhet të kërkojë falje publikisht, edhe në emër të stafit (nëse është dikush tjetër që i menaxhon faqet e rrjeteve sociale) dhe të dënojë përgjjigjet që i janë kthyer qytetarëve ne emër të tij.

Rilindasit si Beci nuk skuqen në fakt sepse pushtetin e kanë të grabitur jo të fituar me votë!

#BashkiaBenetiane

#BashkiaeTurpit

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria është një narko-shtet”/ Intervista me Kryeprokurorin e Napolit

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha pikat e shitjes së drogës, janë protagonistë në trafikun …