Protesta e tifozëve kuq e zi para zyrës së Ramës: S’e vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë

Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë shpalosur një banderolë para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi.

“Na hiqni biletat na vini përpara policinë, s’e vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë”, shkruan TKZ.

“Tifozat Kuq e Zi” nuk do jenë në stadium për ndeshjen kundër Serbisë për shkak të një përplasje me FSHF-në.

Edhe pse nuk do të jenë në “Arena Kombëtare” do të mblidhen tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga vetë ata.

Vetëm pak minuta më parë TKZ shpalosën sipër Piramidës banderolën me portretin e Elez Isufit me një mesazh “Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri.”

About Krye Redaktor

Check Also

Kaosi në Theth/ Tabaku: Paketa e Maleve nuk zgjidh, por grabit pronat e banorëve në Veri!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së …