Çdo njeri që ka kërkuar për të numëruar votat këtu në parti, i është pranuar absolutisht kërkesa!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar në konferencën me gazetarët se çdo kërkesë për rinumërim votash brenda partisë është pranuar pa asnjë përjashtim, duke theksuar se procesi ka të bëjë vetëm me transparencën dhe jo me ndonjë tendencë apo presion të brendshëm.

Berisha nënvizoi se çdokush që ka pasur dyshime për rezultatin në komisionet e numërimit është inkurajuar të kërkojë rinumërim, si një formë për të garantuar besimin dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor brenda strukturave të PD-së.

“Të jem shumë i qartë dhe shumë i sinqertë.

Ky proces ka të bëjë vetëm me atë që quhet transparencë.

Asnjë shtytje nuk ekziston, por personalisht nuk mund të mendoja dhe ta dini një gjë, çdo njeri që ka kërkuar për të numëruar votat këtu në parti, i është pranuar absolutisht kërkesa.

Madje iu është kërkuar që të kërkojnë rinumërim votash.

Çdo njeri që ka pasur dyshime për numërimin e votave këtu, i është kërkuar të kërkojë rinumërimin e votave.

Çdo njeri që ka dyshim për numërimin e votave në komisionet e numërimit le të kërkojë rinumërim dhe kjo pa asnjë lloj dyshimi se ky rezultat mund të jetë ky apo ai, por vetëm se gjykoj se transparenca është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur çdo dyshimi që tjetri ka.

Asnjë lloj tendence nuk kam unë në këtë proces.

E kërkojnë, le ta bëjnë.

Ata që e kërkojnë, kanë të drejtë dhe nuk kam asnjë koment”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …