Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp tha se, misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët.

Tani, unë këto i marr krejtësisht të pavlerë.

Sali Berisha udhëhoqi fushatën më të bukur të jetës së tij dhe se çfarë mund të ketë pëshpëritur njëri apo tjetri, ajo është puna e tyre.

Por secili prej kandidatëve ka pasur për detyrë të bëjë maksimumin që mund të bënte, ndonëse Sali Berisha kishte deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira.

Dhe ata të cilët besojnë se Edi Rama mund të bënte zgjedhje të lira dhe se farsa elektorale mund të fitohet, ata nuk njohin ABC-në e procesit zgjedhor…

…Po, e vërteta është se tek Sali Berisha ata dështojnë. Sepse siç e sheh ti, po i bëhet gjyqi farsës elektorale.

Kjo do sjellë pa diskutim mungesën e legjitimitetit të qeverisë të dalë prej saj.

Dhe natyrisht detyra e Sali Berishës është t’u faktojë shqiptarëve.

Bashkë me shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, Sali Berisha ka mision të rikthejë votën e lirë.

Ky mision është epik, është historik.

Sot nuk ka shqiptar që i thotë votës, votë.

Që i thotë lirisë, liri.

Që nuk pranon se këtu ndodhi një farsë elektorale.

Se me farsë nuk ka të ardhme, ka të shkuar.

Farsat nuk i fiton opozita, ndaj dhe ajo që po bëhet është gjyqi i farsës.

Natyrisht në kushte të vështira sepse mediat që duhet të jenë në krye të kësaj beteje janë të rreshtuara në fushatën e dezinformimit, pjesa dërrmuese e tyre.

Kur del tjetri në media e thotë se si mund të flitet për narkoshtet, në një kohë kur e gjithë bota flet për narkoshtet.

Në një kohë kur të gjithë institucionet serioze flasin për këtë.

A nuk erdhi para tre javësh një i dërguar i Departamentit të Drejtësisë dhe tha se duhet të luftoni kartelet?

Po çfarë është narkoshteti? Narkoshteti është shteti i karteleve.

Këta nuk kanë njohuritë më elementare, në qoftë se nuk notojnë vetë në para droge.

Narkoshteti është kur Taulant Ballën- ministrin e Brendshëm, e emërojnë bandat.

Kur drejtorin Matrix e emërojnë bandat.

Kur vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vazhdon trafiqet nga Vlora.

Narkoshteti është kur Olsi Rama, njësh me kartelin e Xibrakës, kurse gjykatësi thotë nuk ishte.

Ky është narkoshteti.

Kush janë këta të verbër që thonë nuk shoh narkoshtet?

Po kullat çfarë janë?

A e dini ju se vetëm vitin që kaloi janë marrë nga taksa e ndërtimit 290 milionë euro. Janë investuar 1 miliard e 770 milionë euro në një vit, çka do të thotë se në 5 vite shkon në 8 apo 9 miliardë. 20 përqind nga bankat, të gjitha nga nëntoka.

A nuk është narkoshteti me 33 përqind dhe mbyllja e qindra sipërmarrjeve fason dhe të eksportit?

Dhe këta u habitën kur unë fola për narkoshtet. Turp.

Ndaj dhe nuk e kishin hallin te narkoshteti, e kishin hallin tek zgjedhjet këta.

Se aty u bë gjykimi i zgjedhjeve. Këtu e kishin të gjithë hallin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …