Berisha publikon pamjet e transformimit të Spiropalit: Kjo është ‘Metamorfoza’ e vërtetë, jo ajo e Pëllumb Gjokës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët, ai foli për të ashtuquajturën “dosja Metamorfoza”, duke e lidhur me figura politike si Pëllumb Gjoka dhe Elisa Spiropali.
Berisha ironizoi Spiropalin duke e quajtur “Spirogjoka”, si pjesë e një “metamorfoze të plotë”. Ai theksoi se këto figura janë në garë për të sulmuar Berishën dhe për të fituar pozicione politike. Ai premtoi të publikojë materiale të tjera, përfshirë atë që e cilësoi “metamorfoza e Lubisë”.
“Është vetëm fillimi. Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarët.
Dhe ata dy janë eksponentë madhorë të krimit elektoral dhe joelektoral.
Unë u sugjeroj. Mos ua fshihni shqiptarëve.
Prisni pak…. kjo është nga libraria ime dixhitale.
Se do u bëj një pyetje unë ju.
Ju lutem, tani keni dëgjuar ju për dosjen Metamorfoza? E kuptoni ju mirë.
Dosja Metamorfoza i kushtohet Pëllumb Gjokës.
Kurse Pëllumbesha Spirogjokën nuk e përmend kush.
Tani kam unë këtu një video dhe më thoni ju, është kjo videoja më klasike e Metamorfozës apo jo?
Ishte Spiropali, u bë Spirogjoka në fund.
Është kjo apo jo?
Ju lutem, jepjani publikut këtë.
A është metamorfozë kjo apo jo?
Unë po flas për metamorfozë të plotë.
Ju lutem, pse t’i biesh në qafë Pëllumbit dhe të mos i biesh në qafë Pëllumbeshës?
Pse t’i thuash metamorfozë Pëllumbit dhe të mos i thuash Pëllumbeshës metamorfozë?
Ja pra zonja Maloku se cila është metamorfoza e vërtetë!
Ky është ilustrimi më i përsosur i metamorfozës.
Do sjell edhe metamorfozën e Lubisë, por njëherë e kemi me këtë.
Se këto janë në rivalitet tani se cila do sulmojë më shumë Berishën që të zërë një pozicion. Do zënë këto atë që meritojnë.
Kjo është përgjigjja ime për fjalimin që ka mbajtur, meqenëse nuk isha se do ia shfaqja në parlament”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …