Vijon përndjekja politike ndaj liderit të opozitës, avokati: Berisha thirret nesër në SPAK!

Kryetari i PD, Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili zbulon se arsyeja e thirrjes është një kallëzim i depozituar nga gjyqtarja Irena Gjoka.

“Nesër ne orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën per te dhënë shpjegime ne lidhje me një kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësinë shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan në Facebook, avokati Genc Gjokutaj.

Urdhri përcakton se Berisha duhet të paraqitet personalisht në ambientet e SPAK, pranë hetuesit të BKH-së, Ardrit Neli, duke sjellë me vete një dokument identifikimi. Urdhri bazohet në nenin 312 të Kodit të Procedurës Penale, që rregullon paraqitjen e detyruar të një personi për hetime.

SPAK thekson se në rast të mosparaqitjes pa një arsye të ligjshme, do të urdhërohet shoqërimi i detyruar i personit të thirrur.

505206852_2004399970367121_3864813782833656377_n

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …