Vlora pa ujë dhe pa drita në mes të sezonit turistik!

Sikur të mos mjaftonin shtullungat e mëdha të tymit që mbuluan qytetin për shkak të zjarrit tek fusha e mbetjeve, disa zona të Vlorës kanë mbetur edhe pa ujë dhe pa energji elektrike në mes të sezonit turistik.

Lajmin e ka bërë me dije vetë institucioni i Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, e cila thotë se ditën e djeshme ka patur probleme me shpërndarjen e ujit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në zonat ku gjenden Stacionet e Ujësjellësit.

Ndërkohë, gjatë mesnatës, bëhet me dije se ka patur një avari në sistem edhe tek stacionin kryesor nr.4 i Ujësjellësit dhe për këtë shkak raportohet se vlonjatët do ngelen pa ujë edhe ditën e sotme, deri në normalizimin e situatës, pasi do të ketë edhe stakime të tjera të linjave kryesore apo degëzimeve të tyre

NJOFTIMI

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë informon qytetarët dhe bizneset se gjatë ditës së djeshme ka patur stakime të energjisë elektrike në zonat ku gjenden Stacionet e Ujësjellësit, të cilat kanë krijuar anomali në drejtim të transmetimit dhe shpërndarjes së ujit.

Gjithashtu mesnatën e kaluar është stakuar Stacionin kryesor Nr.4 i Ujësjellësit për shkak të një avarie në sistem. Si rrjedhojë, qyteti i Vlorës nuk është furnizuar me ujë gjatë orarit të mëngjesit të sotëm.

Kjo anomali e krijuar, deri në normalizimin e situatës për vendosjen e Stacioneve në punë, do të shoqërohet gjatë ditës së sotme edhe me stakime të tjera të linjave kryesore apo degëzimeve të tyre për t’i dhënë akses furnizimit të depove.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë po punon me ritme për të përfunduar në një kohë të shkurtër këto ndërhyrje të domosdoshme.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …