Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, tha se rinumërimi i votave bëhet vetëm për transparencë dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Berisha denoncoi përdorimin e skemës së “trenit bullgar”, ku votuesit futin fletë të mbushura në xhep për të manipuluar rezultatin.
Ai deklaroi se pranë qendrave të votimit janë ngritur qendra elektorale ilegale të PS-së, ku janë kapur në flagrancë funksionarë publikë. Sipas tij, janë konstatuar edhe fletë votimi të ndryshme nga ato zyrtare, të firmosura nga komisionerë socialistë.
“Procesi i rinumërimit bëhet vetëm për hir të transparencës dhe për asnjë motiv tjetër
Ai do të votojë dhe këtë fletën e vet e fut në xhep ai. Ai fut fletën e vet në xhep dhe me këtë voton dhe në këtë mënyrë realizohet. Secili që vjen fut një fletë të mbushur në xhep dhe ai tjetri vjen me fletë të mbushur. Dhe garantohet, në këtë mënyrë garantohet se ti ke votuar vetëm partinë e krimit. Kjo është të garantohet.
Ky është treni bullgar.
Është përdorur gjerësisht. Gjykuar nga të dhënat që vijojnë janë identifikuar për herë të parë, qendrat ilegale elektorale të PS-së, pranë qendrave të votimit. PS nuk është një parti ilegale. Ajo ka të drejtë të ngrejë qendra elektorale, por kurrë ilegale. Me të gjithë dekorin e miratuar ligjor me të gjitha rregullat.
Partia Socialiste ka ngritur një mori të pafund qendrash, përreth qendrave të votimit, ku janë kapur në flagrancë siç i ke parë dhe ti, edhe drejtorë kryesorë të institucioneve qendrore të vendit, duke u marrë me manipulimin e zgjedhjeve.
Së treti, siç keni parë ju në Tiranë dhe jo vetëm në Tiranë, janë konstatuar fletë votimi të ndryshme nga fletë votimi i zakonshme. Dhe kjo është firmosë edhe nga komisionerët socialistë, që këto fletë ndryshojnë. Kishin ato fletë apo jo, shenjat e sigurisë të vendosura nga kompania ajo nuk merret vesh sepse Skapi i partisë mbyll çdo krim elektoral.
Së fundi, ne kemi patur informacion të saktë, se në një qendër elektorale të PS-së janë dorëzuar topa të mëdhenj me vota dhe se ajo qendër, pikërisht ajo qendër, tre ditë para këtij veprimi ishte vizituar fshehtas nga personalisht, Edi Rama.
Dëshmitarë të cilët faktuan praninë e topave me fletë votimi, ata dhanë të dhëna për vizitën e Edi Ramës.
Ata gjithashtu filmuan targën e personit që dërgonte këto materiale.
Por OSBE dërgoi vëzhguesit dhe socialistët treguan imitimin e fletës së votimit që ata kishin përgatitur për të mësuar zgjedhësit si të votojnë, që nuk e kanë bërë kurrë, që e kanë bërë vetëm tani për të maskuar trenin bullgar.
E kuptoni ju? Se si duhet të votojë çdo parti, se si duhet të votojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përgatit reklama televizive dhe i jep ato.
Kurse socialistët kësaj here kishin përgatitur fletë votimi të tyre që ishin në gjerësi sa fleta e votimit, por në fakt fshihnin, maskonin manovrën e tyre. Këto janë”, tha Berisha.
