Berisha: Procesi i rinumërimit bëhet vetëm për hir të transparencës dhe për asnjë motiv tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, procesi i rinumërimit të kutive bëhet për hir të transparencës dhe për asnjë arsye tjetër.

“Absolutisht përveç transparencës, asnjë gjë tjetër. Jo!

Unë, edhe njëherë e sqarova edhe dje, ky proces është nisëm e kandidatëve të veçantë, të cilëve ligji u ka hequr të drejtën e mundësisë për t’u konsideruar në kërkesën e tyre dhe PD, për hir të transparencës dhe jo për asnjë motiv tjetër, ka vendosur t’i mbështesë kërkesat e tyre.

Sepse PD mbështet çdo kërkesë të çdo individi brenda saj apo në rastin konkret në zgjedhje, që kërkon të rishohë votat.

Unë mbaj një parim, nuk bëj atë që bën ai tjetri që nuk  lejon kurrë të votohet në parti dhe nuk i lejon as të numërojë votat.

Unë nuk e bëj këtë. Unë them transparenca dhe kërkoj mirëkuptim nga çdo kandidat të mos harrojë se jemi parti e transparencës.

Nuk merrem fare me çfarë do paraqesin. Jo!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Mirënjohje e respekt për këta të rinj guximtarë e kurajozë! Rama do ta marrë përgjigjen shumëfish!

Nga Luçiano BOÇI Këta të rinj sot janë vendosur në bankën e akuzës sepse kanë …