Gazetari: Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale në Itali, që nuk e ka deklaruar!

Gazetari Basir Çollaku gjatë bisedës në ‘Task Force’ në SYRI TV ka deklaruar se, gjyqtarja Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale, por këtë herë në Itali.

Sipas Çollakut, ndërkohë që asaj i ndalohej të udhëtonte drejt BE-së, për shkak të vendimit të gjykatës greke, që i ndalonte lëvizjen, ajo ka shkuar në Milano në vitin 2004 dhe ka lindur djalin.

Çollaku u shpreh se, për këtë vepër penale ekzistojnë prova të qarta.

“Unë shoh diçka tjetër. Ne kemi shkuar në binarët e IrenSistemit.

Çfarë është IrenSistemi. Kemi marrë një njeri me mediokritet të theksuar, me probleme në të shkuarën që kanë të bëjnë me telashe e veprës penale. Mosdeklarime, mashtrime, gënjeshtra të cilat janë provuar tashmë, si ajo e Greqisë, është dhe ajo e Italisë.

Gjatë regjimit kur ajo nuk duhej të dilte në vendet e BE-së, kishte regjim ndalimi nga vendimi i dëbimit të marrë nga drejtësia greke, ka qenë në Itali ku ka lindur dhe djalin në 2004, pas 2002.

Pra ka dhe një vepër tjetër të padeklaruar, por të konsumuar si shkelje.

E kemi nxjerrë dhe certefikatën e lindjes në Milano. Ka qenë në detyrë në Gjykatën e Fierit në atë kohë.

Por çfarë ka provuar çështja Irena?

Unë them ka rrëzuar reformën. Ka shembur vetingun. Pse? Të treja kriteret e rivlerësimit të subjektit të gjykatësit, si janë kriteret profesionale, morale dhe pasurore, sepse ka probleme janë rrëzuar nga vetingu publik.

Dhe vetingu publik ka shembur versionet e KPK-së dhe KPA-së dhe tregon edhe pafuqinë për të vepruar të ILD-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme të cilës i duhen dy vite për të marrë një shkresë në Greqi.

Për mua këta duhet të jenë në ndjekje penale për mos veprim”, tha Basir Çollaku në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …