Manipulimi përmes Trenit Bullgar/ Berisha: Kjo video nuk lë më shteg edhe për dyshimin më të vogël

Në zgjedhjet e 11 Majit, një nga skandalet më të bujshme që ka tronditur opinionin publik është ajo që po cilësohet gjerësisht si një shembull flagrant i manipulimit elektoral, i “trenit bullgar”.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në videon e publikuar në konferencën me gazetarët, e ka quajtur “një provë pa asnjë hije dyshimi”, tregon qartë skemën e manipulimit: një person futet në qendër votimi me një fletë të mbushur paraprakisht, e hedh në kuti dhe më pas merr fletën bosh për t’ia dorëzuar tjetrit jashtë, duke vazhduar kështu zinxhirin e mashtrimit.

“Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ.

Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove.

Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit.

Kështu me radhë garantohet rezultati.

Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur.

Nxjerr fletën bosh ai…

Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …