10 qershori i shumëfishtë në historinë kombëtare!

Nga Bujar LESKAJ

10 qershori është datë e shumëfishtë për historinë kombëtare, për çështjen kombëtare. Në këtë ditë janë manifestuar disa nga ngjarjet më të mëdha historike, në momente vendimtare dhe historike, të cilat janë shenjuar në kujtesën e kombit shqiptar dhe për të cilat duhet të jemi krenar:

I) Më 10 qershor 1878 në Prizren, Kosovë, u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

II) Më 10 qershor 1998 u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe prej asaj date Lufta Çlirimtare e Kosovës , nën një Komandë të vetme,u shndërrua në Kryengritje Popullore, duke i dhënë një ridimensionim përpjekjeve të popullit të Kosovës në luftën për Pavarësi.

III) Më 10 qershor 1999 Serbia pranoi kapitullimin para Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, duke e shndërruar 10 qershorin e vitit 1999 si ditën e çlirimit të Kosovës nga pushtimi shekullor serb.

IV) Më 10 qershor 2007, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës G. W. Bush, deklaroi nga Tirana, krah Prof.Dr.Sali Berishës, njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe futjen e Shqipërisë në NATO.

10 qershori na kërkon të mos harrojmë historinë tonë kombëtare, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, luftën e UÇK-së, ashtu si dhe të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve dhe Presidentëve Klinton e Bush për njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe futjen e Shqipërisë në NATO.

Sot më shumë se kurrë të vlerësojmë Presidentin Hashim Thaçi dhe të gjithë komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po vuajnë një dënim dhe gjyq absurd e të padrejtë.

About Redaksia

Check Also

PS feston përvjetorin

Nga Lutfi DERVISHI PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël. PS-ja …