Masakra elektorale me kartat e identitetit/ Berisha: Këto krime zgjedhore mbrohen nga Altin Troplini!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, ka akuzuar ashpër institucionet shtetërore për mosveprim ndaj asaj që ai e quajti “krim elektoral flagrant”. Ai publikoi sërish pamje të disa kartave të identitetit të hedhura përtokë në zonën e Petrelës, të cilat, janë prova të manipulimeve të ndodhura gjatë procesit të votimit.

Berisha tha se, këto janë karta identiteti të gjetura në Petrelë, të hedhura ditën e votimeve. Janë me fotografi, me numër dhe me të gjithë elementët e një karte zyrtare.

“Pra, këto janë karta identiteti të gjetura në Petrelë. Këto janë karta identitetit të hedhur përtokë në Petrelë ditën e votimeve.

Këto janë me fotografi, janë me numër, janë me të gjthë elementët e një karte identiteti.

Këta persona janë përjashtuar nga votimi ose me kartat e tyre kanë votuar të tjerët. Por të gjitha këto krime mbrohen nga Altin Troplini, kjo është e vërteta.

Besoj se këto dy dëshmi tregojnë se proporcionet e përdorimit të kartave si elementë për të privuar, për të mohuar të drejtën e votimit.

Ja ku janë përtokë dokumentet e identitetit, asnjë konkluzion, asnjë qëndrim Skapi i partisë, Altin Troplini me kompaninë e tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Balluku është e pandehur, duhet të vijë vetë për të dhënë llogari për skandalin e Llogarasë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, kërkoi respektimin e …