Regjimi i dhuron 7 ha pyje për panele fotovoltaike kreut të krimit të organizuar në Elbasan

Sipas dosjeve hetimore dhe të dhënave të siguruara nga organet e drejtësisë, një bankë  është përdorur gjerësisht për të kanalizuar miliona euro të përfituara nga trafiku i drogës, mashtrimi, korrupsioni dhe evazioni fiskal në sektorin e ndërtimit, energjisë dhe bizneseve të kontrolluara nga krimi i organizuar.

Kjo bankë dyshohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave të trafikut të drogës përmes dhënies së kredive individëve të lidhur me krimin e organizuar, duke i kanalizuar këto fonde në sektorin e ndërtimit apo në investime për ngritjen e bizneseve të reja.

Në fokus të skandalit është rasti i Suel Çelës, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i një prej organizatave më të rrezikshme në Shqipëri. Në korrik 2024, kompania “Çela P shpk.” në emër të babait të tij, Petrit Çela, përfitoi nga Bashkia Elbasan 7 hektarë pyje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike.

Ligji ndalon përfitimin e tenderave publikë nga persona të lidhur me krimin. Dhurata është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve të 11 majit. Kjo është një tjetër provë e lidhjeve të karteleve të drogës me regjimin që i ndihmon ato të pastrojnë paratë e drogës me aktivitete të ligjshme.

About Krye Redaktor

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …