CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Sulmi barbar në Austri, mes viktimave një shqiptare/ Berisha u shpreh ngushëllime familjarëve

Lideri i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas sulmit në një shkollë në Austri. Berisha shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

“Një akt barbarie në një shkollë të mesme në Graz tronditi Austrinë.

Ish-nxënësi ekzekuton me breshëri plumbash 10 nxënës dhe plagos 12 të tjerë, pastaj vret veten në shkollë, në qytetin Graz të Austrisë.

Midis viktimave është edhe një vajzë 15-vjeçare nga Kosova.

Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit dhe shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …