PS feston përvjetorin

Nga Lutfi DERVISHI

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël.

PS-ja ka hyrë në mandatin e katërt të qeverisjes (16 vjet). Edhe 16 vjet dhe feston 100-vjetorin e themelimit.

Në 84 vjet, vetëm 3 kryetarë. Edhe Vatikani me 8 Papë gjatë kësaj kohe duket më demokratik në rotacion…

Një parti që e ka hequr emrin “PPSH”, por ende s’e ka hequr dot mallin për të qenë parti e vetme.

Nga Partia e Punës tek Partia Socialiste, ndryshoi emrin, por nuk ndryshoi zakoni i fitoreve plebishitare.

Është e majtë në emër, e qendrës në retorikë, dhe e djathtë në politikat ekonomike.

Është partia që luftoi kundër pluralizmit… dhe tani kujdeset që mos të ketë pluralizëm.

Të rilindësh do të thotë se paske ndërruar jetë njëherë. Ka rilindur aq herë sa do ta kishte zili edhe Feniksi.

Nga “partia e klasës punëtore” u bë partia e “oligarkëve”.

Është gjithmonë “në krizë”, por ushqehet nga krizat dhe kurrë nuk bie nga pushteti.

About Redaksia

Check Also

12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Nga Enver BYTYÇI U bënë 26 vite nga dita e çlirimit të Kosovës. Atë ditë kur …