Qytetari e pyet si “shok”, Beneti ia kthen si “shoqe”!

Drejtuesi politik i Qarkut Shkodër, Luçiano Boçi ka ironizuar një komunikim në rrjetet sociale të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci me qytetarët.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka shpërndarë një komunikim të thjeshtë, të një qytetari me emrin Pllumb, i cili i është drejtuar Becit si ‘shok’ në koment, ndërkohë që kryebashkiaku i drejtohet si ‘shoqe’ në fund, medemek po bën humor.

Postimi 

QYTETARI E PYET SI “SHOK” BENETI IA KTHEN SI “SHOQE”.

MË PAS MERR PËRGJIGJEN EPIKE.

Gegnishtja për fillestarë”? Fatmirësisht nuk ka.

Beneti mendon se çdo gjë e ka një çmim. Se çdo gjë është “me të bleme, e jo me të leme”. Se bashkë me mandatin e blemë “all inclusive”, mundet me pas edhe gegnishten. E kështu i thotë Pllumit “shoqe”.  Ban sikur po ban humor.  Dhe të tijët, se pse nuk po lidhet Beneti me Shkodrën. Si të lidhet, kur ai nuk lidh dot as emnin me gjininë.👇👇👇

 

About Redaksia

Check Also

Boçi: Mirënjohje e respekt për këta të rinj guximtarë e kurajozë! Rama do ta marrë përgjigjen shumëfish!

Nga Luçiano BOÇI Këta të rinj sot janë vendosur në bankën e akuzës sepse kanë …