Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zv/drejtor policie në Elbasan për t’u shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral

Një tjetër denoncim në lidhje me farsën zgjedhore të 11 majit, është bërë sot nga lideri i opozitës, Sali Berisha, përsa i përket angazhimit të policisë në aktivitetin kriminal elektoral.

Berisha theksoi në konferencën për shtyp se, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor policie në Elbasan për t’u shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral.

“Këtu para jush do paraqes, përveçse të dhëna flagrante nga qendrat e votimit të akteve antiligjore që dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë fund e krye dhe jo një proces zgjedhor.

Do paraqes kërcënimet që iu bënë komisionerëve në qendrat e votimit.

Por do paraqes prapë një akt tjetër se si Altin Troplini fle mbi dosjet e krimit.

Se si i akuzuari nga Nuredin Dumani, Krenar Guçe, si oficer ndërlidhës i bandës, bashkëpunëtor i bandës, sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, emërohet zëvendësdrejtor i policisë në qarkun e Elbasanit për t’u shpërblyer për aktivitetin e tij kriminal elektoral, për lidhjet e tij me kartelin e Suel Çelës dhe banda të tjera.

Këto janë njoftime në media, të cilat datojnë me 6 shkurt 2025.

Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie si bashkëpunëtor të krimit.

Gjatë procesit gjyqësor me dyer të mbyllura, i pandehuri i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka përmendur emrin e një oficeri policie të cilin e akuzon si bashkëpunëtor të krimit.

Dumani ka deklaruar se oficeri Krenar Guçe informonte anëtarët e grupeve kriminale për lëvizjet e objektivave.

Ai ka specifikuar se Krenar Guçe njoftonte Henrik Hoxhajn, një anëtar i grupit kriminal, i cili më pas ia përcillte informacionin e tij.

Njoftonte për lëvizjet e Elton Kiles- një nga detyrat e oficerëve kriminelë në radhët e policisë është të survejojnë dhe të ndjekin rivalët e bandave- dhe më pas Henrik Hoxhaj më informonte mua për lëvizjet e shënjestres, ka mundësi që ky Kile të jetë shënjestra, mësohet të ketë thënë Dumani në dëshminë e tij, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Pra, në mënyrë të përsëritur, kam deklaruar se balozët e krimit në prokurorinë speciale flenë mbi dosje krimi.

A mund të imagjinoni ju, sot kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta, mbahet në burg dhe me urdhër të Edi Ramës i hiqet e drejta e aktivitetit fizik, ping-pong, për dhjetë ditë se ka folur në telefon pas orës 8.

Dëgjoni gjer ku shkon urrejtja e njeriut që nga mëngjesi gjer në darkë, ushqehet me urrejtjen e tij shpirtërore.

Pra, Ilir Meta mbahet në qeli absolutisht pa asnjë fakt penal dhe i zgjatet për herë të dytë hetimi, dhe ndëshkohet në qeli, kurse Krenar Guçe, ndërmjetësi i Nuredin Dumanit, i ngarkuar për të ndjekur Nuredinin për anëtarët e bandës rivale, lartësohet në zëvendësdrejtor dhe nuk arrestohet nga Altin Troplini.

Se nuk duhet të fyejmë emrin Dumani me emrin Dumani më. Dumanin duhet ta quajmë Altin Troplini.

A mund të imagjinoni ju një drejtësi të tillë?

Ky është rasti më flagrant i bashkëpunëtori të Dumanit me krimin.

Sepse Guçe i paguan Dumanit aq sa ju nuk e merrni me mend.

Dëshmia e Dumanit për Krenar Guçen nuk paska vlerë, në një kohë kur dëshmia për çdo person tjetër që i intereson Altin Troplinit, ka vlerë.

Ja pra, dyfytyrësia e një krimineli, që paguhet 7 mijë euro për të mbrojtur kriminelë si Krenar Guçe apo bos Troplini”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …