Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, kryebashkiaku u Shkodrës, Benet Beci u përdor nga pushteti pas vjedhjes së përbashkët, ndërsa tanimë është radha për ta flakur.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se, fshehja ishte e qëllimtë nga prokurori i Posaçëm, Atrben Kraja.
Sigurisht që lajmi u mbajt i fshehtë fillimisht nga Arben Kraja, që është bashkëhajdut në këtë rast, bëri gjithçka që kjo çështje të mos mbyllej, por kjo çështje ishte shumë evidente.
“Mund të them se e kam denoncuar si fakt në mënyrë të përsëritur, por ajo çka është e vërtetë për Becin, përdoret si limon i shtrydhur dhe flakët.
Vodhën së bashku me të dhe e flakin tani.
Kjo është e vërteta. Të kujtohen ty profesorët e Harvardit, i patën botuar mediat. Po mirë, ata marrin kaq, po ne të dy sa do marrim, ne që nuk jemi të Harvardit. Një nga ato”, tha Berisha.