Kryetari i PD, Sali Berisha ka nxjerrë blof, gazetaren e Report Tv, e cila përpiqej të intimidonte liderin demokrat se nuk kishte prova për fenomenin e ‘trenit bullgar’.
Në kundërpërgjigje, Berisha në konferencën me gazetarë, përfshirë dhe atë të Report Tv, iu përgjigj duke i thënë se provat janë bërë publike nga vetë ai gjatë daljeve publike në selinë blu, porse nuk ka qenë e pranishme në konferencë për t’i pasyqruar.
“Përfaqësues të PD janë çdo natë në ato media që i ftojnë, se ka media që nuk i ftojnë.
Kanë qenë pa përjashtim, të mos të jap listën. Kanë qenë në të gjitha emisionet që janë ftuar.
Kanë qenë në të gjitha mediat që janë ftuar.
Konferenca e shtypit është e kryetarit dhe paraqet këtu tërësinë e provave, fakteve të farsës elektorale.
Pra, me respekt ndaj qytetarëve dhe medias, përfshi edhe ju, tjetër punë se një ditë kërkon se ku janë të dhënat e Trenit Bullgar, ditën tjetër ti mungon dhe mbetesh ta shohësh në media.
Pra, këto janë.
E rëndësishme është që këtu po bëhet zbërthimi me fakte, dokumente zyrtare i farsës së turpshme të 11 Majit 2025”, tha Berisha.