Sipas Malltezit, ‘strategjikë’ po shpallen Karlo Bolino dhe mediat e tjera, ndërkohë që pronarët e vërtetë po arrestohen.
“Strategjik Karlo Leçjani, Olsi Rama, Gaz Paja, 5 media, dhe letra higjienike që pastron Edi Ramën, arreston pronarët denbabaden. Fëlliqësira të këtilla kemi parë në vitin 1945,” shkruan Malltezi.
Ndërkohë ai bën një krahasim mes pronarëve legjitimë dhe të ashtuquajturve ‘investitorë legjitimë’ të Edi Ramës, duke marrë në kontekst rastin e tij.
‘Strategjikët’ e Ramës e kanë tokën e vjedhur, nuk paguajnë asnjë taksë, nuk japin asnjë kontribut dhe plani urban ndryshohet në favor të tyre, siç ndodhi me Karlo Bolinon, të cilit iu dha toka që pronarët e vjetër e kishin lënë për të ndërtuar një gjimnaz.
Ndërkohë pronarët e vërtetë e kanë tokën legjitime dhe të blerë me para që para 100 vitesh. Ata paguajnë 10 milionë euro taksa, ndërtojnë kopshte dhe çerdhe për komunitetin, sistemojnë familjet informate dhe lënë edhe 4100 metër katrorë tokë për gjimnaz. Megjithatë, këta përfundojnë në burg nga Spak-u i partisë.