Milani synon përforcimin e mesfushës, Granit Xhaka në krye të listës

Milani po lëviz fuqishëm në afatin kalimtar dhe ka piketuar një përforcim të madh për mesfushën. Granit Xhaka është objektivi kryesor i kuqezinjve, ndërsa nuk mungojnë edhe alternativa tjera.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Rossonerët dëshirojnë të ndërtojnë repartin e ri me liderin e përfaqësueses së Zvicrës, i cili aktualisht është pjesë e Bayer Leverkusen.

Xhaka shihet si profili i duhur për të sjellë stabilitet dhe përvojë në skuadër. Me eksperiencën e tij në Ligën Premier dhe Bundesligë, ai është lojtari që mund t’i japë Milanit qetësi dhe lidership në qendër të fushës – veçanërisht tani që pritet një revolucion në atë repart.

Sipas burimeve pranë klubit, kontaktet me Leverkusenin tashmë janë vendosur. Xhaka ka kontratë deri në vitin 2028, por është i hapur për një aventurë të re dhe Milani tashmë po kërkon mënyrën për të bindur klubin gjerman dhe për ta afruar lojtarin që këtë verë.

Një strategji mes përvojës dhe talentit

Megjithatë, kuqezinjtë nuk ndalen vetëm te Xhaka. Strategjia e drejtuesve është e qartë: të kombinojnë eksperiencën me të rinjtë premtues.

Në këtë frymë, po shikohet edhe mundësia për të sjellë një talent të ri që mund të mësojë pranë Xhakës dhe të jetë gati për të ardhmen.

Ardon Jashari në radar, Javi Guerra si zgjedhje alternative

Emri që ka fituar gjithnjë e më shumë hapësirë është ai i Ardon Jasharit – talenti 22-vjeçar i kombëtares së Zvicrës. Aktualisht pjesë e Club Brugge, ai është vëzhguar nga shumë klube të mëdha evropiane. Milan e sheh si pasues të natyrshëm të Xhakës në aspektin afatgjatë.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për Jasharin, një tjetër opsion është Javi Guerra i Valencias. Mesfushori 21-vjeçar ka spikatur në kampionatin spanjoll dhe shihet si një alternativë më ekonomike, por me potencial të madh zhvillimi. Milan ka bërë kontaktet e para me klubin spanjoll.

Rikonstruktim total i mesfushës

Shitja e Tijjani Reijnders (rreth 65 milionë euro) dhe shitja e mundshme e Yunus Musah (25 milionë euro) do të lirojnë fonde të konsiderueshme për investime të reja.

Milani është gati të rikonstruktojë totalisht mesfushën me lojtarë që sjellin jo vetëm cilësi, por edhe karakter.

Muaji qershor pritet të jetë vendimtar për kuqezinjtë. Drejtuesit janë në fazën e planifikimit final dhe do të vendosin nëse do të sjellin një, dy apo edhe tre mesfushorë të rinj.

About Redaksia

Check Also

Dalin pamjet, ja si i motivoi Ronaldo bashkëlojtarët para finales ndaj Spanjës

Portugalia triumfuoi ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve pas ekzekutimit të penalltive, duke e fituar …