Rama te dasma e Soros/ Berisha: Aty do gjejë aferën McGonigal të hapur, ajo dosje nuk mbyllet kurrë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha foli gjatë konferencës për mediat edhe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në ShBA te dasma e Aleks Soros. Berisha tha se, aty do gjejë aferën McGonigal të hapur, ajo dosje nuk mbyllet kurrë.

“Edi Rama është i gozhduar dhe çdo ditë do gozhdohet më shumë.

Domethënë, lagimi i tij i përkohshëm, por atje shkon dhe atje gjen një zjarr të ndezur.

Gjen aferën McGonigal të hapur, në një kohë kur ky është personazh kryesor në atë aferë.

Dhe i them, mos u lodh se çfdaërdo përpjekje që të bësh, ajo dosje nuk mbyllet kurrë.

Ajo mbyllet vetëm pasi ti të shkosh te McGonigal.

Rruga e vetme e mbylljes është ndarja e krimit dhe përgjegjësisë për krimin me McGonigal”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qenër të tërbuar…

Nga Iva V.GRILLLO Canis rabidus… Pas termit “prekës” në latinisht: “për shkak të nënës” 🤔 …