Berisha thirrje qytetarëve: Ndiqni rrjetet sociale, Rama ka urdhëruar mediat e tij të censurojnë faktet për farsën elektorale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se Edi Rama ka urdhëruar mediat që kontrollon dhe që ka blerë, për të censuruar në maksimum të vërtetat dhe faktet që paraqiten çdo ditë nga opozita.

“Duke u uruar një fundjavë të mbarë, të dashur qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj se Edi Rama, ka urdhëruar mediat që kontrollon, që i ka blerë, që i ka shndërruar në veglat e tij, të censurojnë në maksimum të vërtetat, faktet, dokumentet që paraqiten çdo ditë në këtë sallë.

Ndaj dhe u bëj thirrje të ndiqni rrjetet sociale, në të cilat dora e zezë e censurës së tij nuk mund t’u pengojë për të mësuar këto të vërteta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Afera e “hangarit” 21.2 milionë euro/ Çfarë ndodhi në takimin e Pacollit me Ramën dhe Ballukun

Gazment BARDHI Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. …