Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi farsën elektorale të 11 Majit si një skenar të paprecedentë në Europë, duke e krahasuar me praktikat autoritare të Putinit dhe Lukashenkos.
Ai e akuzoi Altin Troplinin për shkatërrimin e pluralizmit dhe të drejtës së qytetarëve për të votuar, duke e përfshirë atë në krime elektoralë dhe manipulime të vullnetit të qytetarëve.
“Të gjitha këto, i gjithë ky skenar i paparë ndonjëherë në Europë pas lufte, që në shumë aspekte tejkalon skenarët e përdorur nga Putini dhe Lukashenko dhe shkon afër në njërin dimension, atë të diasporës, me Asadin e Sirisë, ndodhën nën mbrojtjen e një xhelati të votës së lirë të shqiptarëve, që quhet Altin Troplini.
Altin Troplini është një armik i egër i pluralizmit, i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, pasi ai, pasi instaloi me dosjet 184 dhe 339, praktikën e mosndëshkimit të krimit elektoral, u bë de facto licencues kryesor i shumëllojshmërisë së krimeve elektorale pas atyre zgjedhjeve.
Siç e dini, Altin Troplini, ndonëse mbante në xhep urdhër-arrestin për Troplinët si karteli më kryesor i drogës në Europë, ai e bëri këtë me qëllimin e vetëm që Troplinët të përmbushin misionin e tyre kriminal të dhunimit të vullnetit të qytetarëve në Durrës, dhe jo vetëm në Durrës, dhe të sjellin në parlament përfaqësuesit që i kishin caktuar së bashku me Edi Ramën.
Farsa elektorale e Edi Ramës, Altin Troplinit, Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit, Suel Çelës dhe vrasësve të tjerë, nuk do kalojë kurrë. Nuk do pranohet kurrë.
Dhe sot, shqiptarët janë më të vendosur se kurrë të përballen dhëmb për dhëmb me këtë organizatë kriminale, në mënyrë që të votojnë si qytetarë të lirë”, tha Berisha.