Rekord i zi/Çmimet në Shqipëri, 26% më të shtrenjta se në Gjermani

Franc NURI
Mbi 52 produkte bazë në Shqipëri kushtojnë mesatarisht 25.6 % më shtrenjtë se në Gjermani! Po, çmimet në Shqipëri janë sot më shtrenjtë sesa në Gjermani, një nga vendet me pagat më të larta në Europë. Uji, detergjentët, vaji, sheqeri, qumështi, pelenat (pa folur për medikamentet dhe karburantet) etj., kushtojnë 40–70% më shumë sesa në shtetin gjerman.
Arsyeja? Në Shqipëri sot paguajmë të gjithë:
– TVSH 20% mbi çmimet për ushqimet (kundrejt 7% në Gjermani për shembull);
– Karburanti në Shqipëri është sot ndër më të shtrenjtët në Europë dhe Botë;
– Zero konkurrencë në treg;
– Varësi ekstreme nga importet.
Kjo situatë nuk u bë brenda 1 apo 2 vitesh, por vjen nga mungesa e vullnetit politik për reforma që kanë qytetarin në qendër të vëmendjes! Është mungesë totale ndjeshmërie sociale.
Prej vitit 2013, Edi Rama dhe PS mendon vetëm për oligarkët: si t’u fali atyre trojet publike dhe ato në bredget, si të japi leje për betonizim të çdo cepi që ka pak vlerë dhe s’ka marrë asnjë masë sociale apo ekonomike për të lehtësuar jetesën e njerëzve « normalë » në këtë vend.
PS vetëm emrin ka “socialiste” sepse në realitet, ajo ka 12 vjet që punon pareshtur për të pasuruar vetëm 50 familjet më të pasura të Shqipërisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Dhoma Amerikane jep alarmin për turizmin: Ujrat e zeza derdhen në det, plehrat po digjen, ndërtimet…

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje në sektorin turistik, për …