Ditën e sotme ai ka publikuar një video ku fajëson për arrestimin dhe tentativën për ta poshtëruar, i kujton Ramës se “karma” do të veprojë mbi ata që e deshën rrëzimin e tij, edhe pse po vonë.
Veliaj që ndodhet në burg prej 10 Shkurtit kur u arrestua me urdhër të SPAK në Bashkinë e Tiranës, duket se i ka humbur shpresat për të dalë nga burgu, ku mundësia e vetme tashmë duket se i ka mbetur vetëm rekursi në Gjykatën e Lartë, ku është caktuar relatore Albana Boksi.
Pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Më vonë iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, si dhe ajo e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Ky është mesazhi i dytë i koduar i Erion Veliajt brenda pak ditësh. Në një video më parë ai kërcënoi Edi Ramën dhe identifikoi Nesti Angonin.
@erionveliaj_S’kam zgjedhur kush hyn në këtë zyrë, i kam mirëpritur të gjithë. Sepse kështu e bën një Kryetar Bashkie.♬ Breakin dishes – Megan ★