BE nxin Ramën dhe rrëzon reformën në drejtësi: Policia e korruptuar në të gjitha nivelet, droga…

Një raport i Komisionit Evropian për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri ka ekspozuar problemet më të cilat përballet sistemi ynë i drejtësisë, probleme që nëse nuk marrin zgjidhje rrezikojnë të bëhen pengesë për trenin e integrimit.

Raporti evidenton se SPAK është ndër të paktat institucione efiçente që po lufton korrupsionin në nivele të larta, por që nuk ndiqet nga institucionet e tjera ose është tradhëtuar prej tyre.

Çështja Veliaj thekson raporti u pasua me një agresion dhe presion ndaj sistemit të drejtësisë, ku nuk munguan sulmet qeveritare nga qeveria kundrejt SPAK, duke ndërhyrë dhunshëm në procesin zgjedhor.

Raporti paraprak ngre pikëpyetje mbi procesin e vettingut teksa ngre alarmin se vetëm 43% e pozicioneve në gjyqësor janë të mbuluara.

Raporti thekson se Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese vihet në pikëpyetje për shkak të moszbatimit të vendimeve nga Kuvendi dhe pasigurisë mbi mandatet, teksa reforma gjyqësore është ende pa një strategji të koordinuar dhe mekanizëm drejtues efektiv.

Duke mbetur tek lufta kundër korrupsionit Bashkimi Evropian ngre alarmin se verifikimi i pasurive në Shqipëri nuk është efiçent dhe se Policia e Shtetit është e prekur nga korrupsioni në të gjitha shkallët e hierarkisë.

Duke u ndalur tek krimi i organizuar, BE vlerëson se nuk ka ende një praktikë të besueshme për hetime financiare paralele dhe se kapacitetet për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore janë të pamjaftueshme, sidomos për fëmijët.

Problem madhor mbetet për BE mungesa e një strategjie kombëtare për drogat dhe vërehet rënie në sekuestrimet e narkotikëve (-35% në 2024 krahasuar me 2023).

Raporti vlerëson se polarizimi i skajshëm i politikës dhe mungesa e transparencës për financimin e partive janë probleme që meritojnë të marrin zgjidhje.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …