Malltezi: Gjobaxhiu i Carlo Bolinos vijon të lëpijë Edi Ramën dhe t’i fshihet gjyqit për shpifje!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ndaj lajmeve të rreme të publikuara nga “Adriatik Doçi, që tregonte sesi vendoste gjoba tek bizneset dhe punon për leçjanin Carlo”.

Malltezi shpjegon në mesazhin e tij se ka marrë vetëm pronën e tij dhe e ka zhvilluar dhe se nuk kam marrë asnjë leje tjetër. Sipas Malltezit Rama firmos leje për Grataçela por lëpirësit e tij vijojnë të shkruajnë se “Fajin e ka Saliu”.

 

Postimi

 

Adriatik Doçi që tregonte sesi vendoste gjoba tek bizneset dhe punon për leçjanin Carlo, vijon të lëpijë Edi Ramën dhe të fshihet nga gjyqi për shpifje ku e kam hedhur.

Gjobaxhiu me portal në ilegalitet paska nxjerrë tjetër trakt komunist: Edi Rama firmos leje të kundraligjshme (sipas vendimit 29/2006 të GJK që planifikimi i territorit është atribut i pushtetit vendor) për gradaçela, por “Fajin e ka Saliu”.

Unë nuk kam ndërtuar gradaçela për tokën time por e zhvilluam me dashuri mes parkut më të madh urban të Tiranës por paskam hyre mik për të tjerët. Ja si njihen palaçot lëpirës të Edi Ramës.

Image

About Redaksia

Check Also

Popullorët Europë nuk pranojnë farsën e 11 majit: Zgjedhjet, jo të drejta, Partia në pushtet të përgjigjet

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Partive Popullore Europiane (PPE), z. Patrick Voller, deklaroi se …