Eurostat: Shqipëria, rekord për çmimet e larta në rajon

Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me BE. Sipas të dhënave të sotshme të Eurostat, niveli mestar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9 për qind e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel, me 2023 dhe 54.6 që ishte në vitin 2022.

Vetëm në dy vite, Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë.

Gjithashtu, Shqipëri kishte rritje me të fortë se mesatarja rajonale. Në vitin 2024, Shqipëria zë vendin e parë në Rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE (62.9), duke kaluar Serbinë (61.4), Bosnjë-Hercegovinën (59.7) dhe Malin e Zi (57.9), Maqedoninë ë e Veriut (49.6%) dhe duke u afruar me Kroacinë (73.3).

Në vitin 2022, Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në. Nga vendet e europiane Turqia dhe Maqedonia e Veriut, kishin çmime më të ulëta se mesatarja e BE-së.

Ndërsa Luksemburgu dhe Danimarka, kishin nivelin më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.

Gjithsesi vendi ynë konsiderohet ende “më lirë” se BE-ja, pasi çmimet mbeten rreth 37 % më të ulëta se mesatarja europiane, por diferenca po zvogëlohet me shpejtësi.

About Krye Redaktor

Check Also

Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës që po digjen nga protestuesit

Ola Xama Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit dhe djersës, e ëndrrave …