Ndaj Vilma Nushit ka nisur procedim penal, Vokshi nxjerr dokumentin

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit, ku kjo e fundit e akuzon për shpifje.

Përplasja ka lindur prej komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi ku përfaqësuesja e PD-së akuzoi për shkelje në kontratën e check up-it.

Pas përballjes në gjykatë, në deklaratën për mediat Vokshi theksoi se SPAK paraqiti këtë dokument, ku thuhet se për kallëzimin e bërë nga PD në vitin 2020 është regjistruar procedimi penal që është ende në fazën e hetimit.

Por për Vokshin kjo tregon procedim me emër konkret. Në seancat e mëparshme palët kanë refuzuar pajtimin, ndërsa procesi ka arritur në momentet e fundit ku do të jepen qëndrimet e tyre dhe gjykata më pas do të dalë me vendim.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …