Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e burgut, përmes një video të postuar në rrjetin social “Tik-Tok”, rrjet social i cili është mbyllur me vendim të posaçëm të Ramës, Veliaj përmes një video ku sërish i përgjërohet për falje duke theksuar se nuk është aq rrezik sa e ka perceptuar padroni.
Në videon e postuar, ai ironizon vendimin për të mos ndryshuar masat e sigurisë, duke thënë se ndihet i lavdëruar që po e konsiderojnë si “të rrezikshëm”. Kemi të bëjmë me një paralajmërim tjetër të Veliajt ndaj Ramës. A po paralajmëron ai se mund të flasë si Ahmetaj? Ka vetëm një ndryshim. Ahmetaj u arratis, ndërsa Veliaj është në qeli ku kontrollohet plotësisht nga Rama.
“Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj.
Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendon se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi.
Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas. Po e mbaj shënim”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë se së fundi lufta Rama – Veliaj është zhvendosur në Gjykatën e Lartë, ku ky i fundit me bështetjen e Xhafajt e Sadushit ka shpresën e fundit për të dalë nga qelia, tani pritet të shihet nëse Xhafaj e Sadushi i kanë bërë llogaritë me apo pa hanxhiun Rama.