Fletëthirrje për George Soros nga Kongresi, ndërhyri në zgjedhjet amerikane

Nga David Edwards, RawStory

Ligjvënësja republikane, Anna Paulina Luna, zbuloi se kryetari i Komitetit për Mbikëqyrjen në Dhomën e Përfaqësuesve, James Comer, me shumë gjasa do të thërrasë për dëshmi miliarderin liberal George Soros, pas kërkesës së saj.

Gjatë një interviste të enjten në Newsmax, Luna tha se kishte kontaktuar me Comer për nxjerrjen e fletëthirrjes.

“Kam folur gjithashtu me Kryetarin Comer për të nxjerrë një fletëthirrje për George Soros, dhe mendoj se ai do ta bëjë,” i tha Luna moderatorit Chris Salcedo.

“Dhe pastaj, sot mora një mesazh nga përfaqësuesi Van Drew nga Nju Xhersi, i cili tha se në nënkomitetin e tij, ku është kryetar, ata do të shqyrtojnë në mënyrë të qartë ndërhyrjen e George Soros në procesin tonë zgjedhor,” shtoi ajo.

“Pra, kjo është diçka që duhej bërë me kohë”.

Nga ana e tyre, demokratët kanë kërkuar disa herë nga republikanët të thërrasin miliarderin Elon Musk, pasi ai ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2024 në favor të presidentit Donald Trump.

About Krye Redaktor

Check Also

Nesho: Së shpejti PD do të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump për 11 majin

Diplomati Agim Nesho, ka treguar se brenda një kohe të shkurtër, drejtues të lartë të …