Skandali/Prokurori pranon në Gjykatë se mashtroi për pagesën 100 mijë euro të Metës në SHBA

Avokati i Metes Kujtim Cakrani

“U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga çështja e lobimit në SHBA.

Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailet që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas.

U mbars mali dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta.

Këtë gjë ju nuk e keni raportuar sepse është diskutuar e vazhdon të diskuohet, u shty sepse unë kërkova të njihem me aktet, të njihem me disa dëshmi.

Prokurori ka kërkuar që ne të bëjmë verifikime sepse po bëjnë dhe hetime ndaj pasurisë së ish-vjehrrës së zotit Meta.

Prokurori foli aty për të gjithë të tjerët, por në asnjë moment nuk përmendi as korrupsion, as lobim dhe as akuza ndaj zotit Meta e unë aty nuk isha avokati as i zonjës Kryemadhi as i vjehrrës, e isha avokat i zotit Meta, aty u përmend çdo njeri tjetër veç atij.

Pasuria e zotit Ilir Meta janë zero, ju thashë e vazhdoj të them të marrin Elon Musk ta çojnë në Hënë e ti gjejnë ato për të cilat është ndërtuar ai mal i madh i akuzave nga llumi i të gjithë llumit të kësaj shoqërie.

Ish-presidenti po mbahet aty vetëm për aludime, jo për akuza. Thelbi ishte se ai po mbahet brenda pa akuza.

Prokuroria duhet të na sjellë në fakte se çka bëri këtë 8 muaj (ku ish presidenti ndodhet në burgi) dhe ju gazetarë duhet të shqetësoheni për këtë inkuzicion që bëhet ndaj një presidenti të republikës”

About Krye Redaktor

Check Also

Ligj kriminal Rama-Soros/ Femijëve mund tu jepen hormone për të ndryshuar gjininë

Sali BERISHA As dje, as sot, dhe gjer në minutin e fundit të jetës sime, …