Shpopullimi/ Gazetari: Shifrat tronditëse, 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj!

Gazetari Neritan Sejamini në një analizë të shifrave zbuloi sesi popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme të frikshme.

Numrat tregojnë se në më pak se dy vite që nga koha e nisjes së Censit 2023 vendi ynë humbi 39 mijë banorë, duke shënuar një nga rëniet më të larta të popullsisë në botë.

“Më 1 janar 2025 në Shqipëri banonin rreth 2 milionë e 366 mijë qytetarë. Më shumë se një vit më parë ne tetor 2023 kur u krye regjistrimi i popullsisë Shqipëria kishte 2 milionë e 402 mijë banorë. Që do të thotë se në 14 muaj, nga tetori 2023 deri në janar 2025 popullsia e vendit u zvogëlua me rreth 39 mijë banorë. Thënë ndryshe në 14 muaj popullsia u zvogëlua me rreth 1.6%. Është kjo një nga rëniet vjetore më të larta të popullsisë në botë. Për më tepër kjo rënie vazhdon vazhdën e zvogëlimit të popullsisë së vendit që ka filluar që në vitin 1991”, zbuloi Sejamini në A2 CNN.

Në periudhën e regjistrimit të parë të popullsisë në vitin 1923 familja shqiptare përbëhej nga mesatarisht, afërisht 5.7 banorë, por ky numër ka rënë drastikisht pas shembjes së regjimit komunist.

Shifrat e paraqitura tregojnë se në vitin 2023 familja mesatare shqiptare kishte vetëm 3.2 pjesëtarë dhe rreth 29% e të gjitha familjeve në vend kishin vetëm dy anëtarë, kryesisht një çift pa fëmijë.

About Redaksia

Check Also

Nesho: Së shpejti PD do të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump për 11 majin

Diplomati Agim Nesho, ka treguar se brenda një kohe të shkurtër, drejtues të lartë të …