Alizoti: Paraja e kokainës është arma më e fortë që ka qeveria! Banda e Elbasanit është e para…

Deputeti i zgjedhur i PD për Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, në një intervistë për SYRI TV me moderatore Armela Ferko, tha se paraja e kokainës është arma më e fortë që ka qeveria për të goditur opozitën dhe për të qëndruar në pushtet. Alizoti theksoi se Banda e Elbasanit është më e fuqishme se PS.

“Sot lëvizja më mediatike kinostudio e re e Narkos, do të jetë suervejimi dhe sulmi i opozitës. Spinimi i ditës do të jetë, që PD nuk është e aftë të vijë në pushtet, pra kjo ka qenë gjithmonë teza. Dhe kjo është bombarduar me media pafundësisht dhe ka ngelur dhe ka lënë gjurmë dhe tek demokratët. Sepse duan apo s’duan janë konsumues të lajmit në publik, pra të gjithë jemi konsumues të lajmit në publik. Po nëse do t’i marrim një nga nji, unë nuk mund të them dot që Zeqineja është më e mirë se Gaz Bardhi. Por ja që del që atje ka vota. Dhe tek ky sistem i cili ka një armatë të fuqishme që është paraja e kokainës.

Mos harroni që paraja e kokainës, ka destabilizuar të gjithë Amerikën Latine. Kështu që në Shqipëri një vend të vogël ku vetë pushteti operon me këto lloj njerëzish, dhe bile banda e Elbasanit për mua është e para, është më para se PS. Bile votat e zonjës janë shpërndarë sepse ajo del më shumë se PS. Tani si do të operojmë ne?

PD me ata njerëz që kanë kontakte ndërkombëtare dhe duhet ta mirëkuptojnë dhe demokratët, duhet të jenë nonstop në terren dhe të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Sepse ne kemi një hap të mirë, ky ndryshim nuk ndodh sot me nesër. Por dhe të gjithë nuk duhet të jemi spektatorë sepse kjo është një çështje për Shqiptarët. Unë me këdo që kam diskutuar pas kësaj situate, kam thën kjo e tejkalon Alizotin, kjo është çështje Shqiptare”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Nesho: Së shpejti PD do të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump për 11 majin

Diplomati Agim Nesho, ka treguar se brenda një kohe të shkurtër, drejtues të lartë të …