Ligji antikushtetues “Për zonat e mbrojtura”, Zhupa: Një betejë për mbrojtjen e pasurisë kombëtare!

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka njoftuar se të hënën, 23 qershor ora 11:00 do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për ligjin antikushtetues “Për Zonat e Mbrojtura”.

Zhupa shkuan se, është një betejë për mbrojtjen e pasurisë kombëtare me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen si trashëgimi të fëmijevë tanë dhe brezave të ardhshëm.

Postimi 

23 Qershor, ora 11:00, seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin antikushtetues “Për Zonat e Mbrojtura”

Seanca do jetë publike dhe ftohen mediat ta ndjekin.

Është një betejë për mbrojtjen e pasurisë kombëtare me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen si trashëgimi të fëmijevë tanë dhe brezave të ardhshëm.

Atje ku është një lagunë, një liqen për gjithë qytetarët, me vlera unike për shëndetin dhe natyrën, nuk mund të kthehet në oborrin privat të vilave të oligarkëve që betonizojnë dhe shkatërrojnë çdo trashëgimi natyrore kombëtare.

Në orën 10:45 do kem një komunikim me gazetarët para Gjykatës Kushtetuese.

About Redaksia

Check Also

Intervista-Hasimja/ E gjithë opozita e bashkuar për të fituar Tiranën me Florin

Pyetje: Zoti Hasimja Deri më sot jemi mësuar të të prezantojmë si analist politik, por …