Tabaku: Rritja e çmimeve si pasojë e ekonomisë së kapur nga nga monopolet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish mbi rritjen e çmimeve në Shqipëri, duke theksuar se kriza ekonomike nuk njeh ngjyrë politike.

Tabaku shkruan sae, rritja e çmimeve nuk është çështje e të majtëve apo të djathtëve. Është një çështje që lidhet me mungesën e politikave dhe me ekonominë e kapur nga monopolët. Sipas saj, Shqipëria ka çmime 30% më të larta për produktet bazë si qumështi, djathi dhe veza në raport me Bashkimin Europian, ndërkohë që pagat janë vetëm 37% e mesatares europiane.

Postimi i deputetes, Jorida Tabaku

Rritja e çmimeve nuk është çështje e të majtëve apo të djathtëve. Është një realitet që i prek të gjithë-pa dallim bindjesh politike.

Problemi nuk është politika, por mungesa e politikave.

Problemi nuk janë debatet në studio, por mungesa e kontrollit të tregut.

Problemi janë monopolët që kanë kapur çdo sektor të ekonomisë.

Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që Shqipëria ka çmime 30% më të larta për ushqimet bazë-qumështin, djathin, vezët-se Bashkimi Europian, ndërkohë që pagat tona janë vetëm 37% e atyre në BE?

Këto çmime nuk janë thjesht pasojë e tregut. Janë pasojë e zhvlerësimit të euros, e taksave të larta dhe e mungesës totale të një politike për tregjet dhe konsumatorët.

Shqipëria nuk ka ekonomi të lirë-ka një ekonomi të kapur.

Ky model duhet ndryshuar. Sot më shumë se kurrë na duhet një politikë që çliron tregjet dhe mbron konsumatorin.

About Redaksia

Check Also

Berisha takon minatorët protestues: Askush nuk bën atë që bëjnë këta! PD ju garanton mbështetje të plotë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim të shkurtër me minatorët që vijojnë …