Berisha: Fox News nuk mund të lajthisë dhe të kalojë tituj kaq damkosës për një kryeministër, siç ishte ai për Ramaduron

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë opinioni në lidhje me artikullin e Fox News ku e damkoste Edi Ramën si ‘Ramduro’.

Berisha tha në fund të fjalës së tij me gazetarët se, Fox News nuk mund të lajthisë dhe të kalojë tituj kaq damkosës për një kryeministër siç ishte ai për Ramaduron.

Berisha: Në vitin 2008, ‘New York Times’, një gazetë e respektuar nga unë, publikoi një shkrim, në të cilin absolutisht publikoi një trillim të faktuar mbrapa si trillim.

Dhe unë mora në telefon një mik timin, i them ‘New York Times’ ka publikuar këtë trillim.

Çfarë më thotë? Më thotë i bëj një letër, ishte një zonjë ajo, mos gabohem zëvendëskryeredaktore.

Dhe unë i bëj një letër dhe i them se këto që keni shkruar ju nuk janë të vërteta dhe unë mund t’ua faktoj një, dy, tre.

Dhe ‘New York Times’ ra aq poshtë, dhe nuk kishte të bënte me titull, kishte të bënte me fakte të shkruara brenda në artikull, saqë nuk botoi letrën.

Dhe unë atëherë thashë atë që thoni ju.

Po unë nuk thashë që titulli apo siç u tha këtu, që titulli është opinion.

Është e vërtetë që është opinion, por nuk e vë kurrë as gazeta, as televizioni, një titull që nuk qëndron.

Jo!

Pra, Ramaduro… prandaj ta heqim nga zonja Hoxha dhe të kalojmë tek kush është aty kryesori në Top Neës, që një media si Fox nuk mund të lajthisë dhe të kalojë tituj kaq të rëndë, kaq damkosës për një kryeministër siç ishte ai.

Pse?

Sepse e di se do përballet me të.

Por ajo media bën një check-up dhe i del një El Çapo aty, i del Luftim Hysi në zyrën e Edi Ramës. I del Gys Agasi, koordinatori. I del Olsi Rama me ‘Hakmarrjen për drejtësi’ dhe Xibrakën. I del klani Troplini.

Prandaj u lutem se nuk e bënte Fox-i kurrë.

Prandaj dhe Top News ka marrë përsipër një detyrë… unë thashë se ishte Top Channel, se e pashë Top Channel, paska qenë Top News.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do paraqesim të dhëna se si janë blerë votat me certifikata pronësie dhe lejet e ndërtimit!

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët, u shpreh se, opozita do të …