Shfryhet “flluska” e turizmit/ Hyrjet e të huajve nga jashtë në stanjacion të plotë!

Epoka e rritjes së shpejtë të turizmit duket se po përfundon me shpejtësi. Të dhënat zyrtare tregojnë se hyrjet e të huajve këtë vit janë thuajse në stanjacion duke shënuar pak a shumë të njëjtat nivele me vitin e kaluar, me një rritje të papërfillshme.

Instituti i Statistikave raportoi se në pesë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria u vizutua gjithsej nga 3.4 milionë të huaj, nga 3.3 milionë që ishte shifra në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve të huaj në vend është rritur me vetëm 3.9 për qind, çka përbën një devijim të fortë nga trendi i tre viteve të fundit.

Sipas INSTAT, në pesëmujorin e parë të vitit 2023, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 43 për qind, ndërsa në 5 mujorin e parë të vitit të kaluar shifra ishte 37.5 për qind.

Shfryrja e shpejtë e fluskës së turizmit sinjalizon se turizmi në Shqipëria tashmë mund të ketë ketë hyrë në fazën e saturimit. Pavarësisht marketingut agresiv që qeveria është duke bërë në mediat ndërkombëtare, edhe pse jo zyrtarisht, shifrat e këtij viti sugjerojnë se të huajt nuk po dynden më drejt Shqipërisë.

Madje në maj, ritmi i rritjes ishte edhe më i ulët krahasuar me majin e vitit të kaluar, teksa numri i turistëve të huaj u rrit me vetëm 1.9 për qind. Të dhënat e detajuara nga INSTAT tregojnë se ngadalësimi është me bazë të gjerë dhe ka prekur turistët nga të gjitha rajonet e Europës./ Kapitali.al

About Redaksia

Check Also

“Mushkonjat” çojnë drejt burgut “Gjinon” e Belës

Një tender i vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe …