As atletet e bardha nuk po i bëjnë më punë

Nga Avni NEZAJ

Askush nuk ka dilema se Perëndimi, e sidomos SHBA, i kanë vënë vizën përgjithmonë kreut të qeverisë shqiptare. Shenjat janë dhënë kohë më parë.

Por Edi Rama, si një propagandist shumë i stërvitur, që ngjan të ketë marrë leksione të hapura nga zyrat e propagandës së diktaturave që gjejnë gjithmonë një shkak ose një pasojë për të larguar vëmendjen nga ngjarje të rënda apo probleme të mëdha korrupsioni e krimi, kishte gjetur atletet si mjet për të kullandrisur mediat e vendit të tij. E nëpërmjet medieve, edhe popullin.

Nisej me çizme, e përfundonte me atletet e tij të bardha. I duhej në një mënyrë të binte ne sy. Që të shiste çdo moment të ndonjë eventi ndërkombëtar ku përfaqëson Shqipërinë, si një arritje e tij personale. Arritje e liderit global, apo “mbretit”  siç e quajnë ata “carbolot” që marrin tendera e para incinerimi e sterilizimi me shumicë. Dhe këto para duket se tek shqiptarët e kanë bërë efektin e duhur. Të paktën tek mediat. Janë pothuajse të gjitha të shitura, vetëshitura, të blera ose shërbejnë pa para fare vetëm për buzëqeshje që i marrin me zell të madh. E ndihmojnë që të qartësoje vjedhjen e zgjedhjeve që pastaj qetësisht edhe 4 vjet të qartësoje vjedhjen e Shqipërisë.

Është bërë bajate kjo historia me banda dhe banditë. Të gjithë e dinë. E shumica ja miratojnë.

Por për mua deklarata në Parlamentin Evropian nga eurodeputeti gjerman Michael Gahler që bëri prezantimin e gjetjeve të misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, kur tha se “krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri” është treguesi më i qartë i situatës në të cilën ndodhet vendi ynë. Kjo është e tmerrshmja e madhe që duhet të shqetësoje edhe pensionistin që blen një presh e një domate që të bëjë supën e ditës, por që votën e shet për 50 mijë lekë, por edhe për studentin që do mbarojë shkollën dhe do të zgjedhë linjat e lira të avionëve që tashmë kanë mbërritur ne Rinas që të ikë nga Shqipëri, se këtu nuk ka punë, nuk ka të ardhme. Duhet të shqetësojë edhe fermerin që prodhon por që përqindjen e fitimit ja merr i forti i tregtisë me shumicë.

Prekja e votës, manipulimi i saj, vjedhja, blerja do ta dënojnë ashpër Ramën. Nuk ka më “Open Ballkan” ta shpëtojë dhe as kontejnerë refugjatësh që po i sjell në Shqipëri me shumicë.

Por kësaj here as atletet e reja dhe të bardha nuk po i bëjnë më punë. Mediat e Tiranës sikur i kishin “dalë” nga kontrolli. Nuk i përmendën. Po prisnin mediat serioze ndërkombëtare të thoshin diçka për liderin. Por ato kishin si kryefjalë Ramaduron sa i përket Shqipërisë. Bile disa nga shërbëtoret mediatikë që e dredhin shpesh, i ka zënë frika se nga duhet të anojnë. Nga ata që janë në burg apo nga ata që pritet të shkojnë. Nje media angleze kishte fol per atletet e Ramës, por media e pavarur e Tiranës nuk e kishte si reference. Anglezët tallen shumë.

Dështimi me atletet u pa shumë qartë në samitin e NATO-s në Hagë ku askush nuk e fishkëlleu për ndonjë kafe apo ndonjë shtrëngim duarsh. Por as shkelje syri nuk pamë gjëkundi. Dikush thotë se kishte marrë edhe unaza me vete që ti ndante kur të gjunjëzohej para kujt te mundej, burra e gra, vetëm të dukej se ishte aty. Por xhepat e kostumit të dasmës së Sorosit i mbetën të fryrë. Nuk i zbrazi dot.

About Redaksia

Check Also

Anatomia e një krimi

Nga Luçiano BOÇI Në vendin tonë, vota nuk numërohet. Ajo ka vdekur para se të …