Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi skandalin ku deputeti Qani Xhafa u hetua nga Altin Dumani për një shkelje civile.
“Por krahas partisë së krimit, instrumentet e saj janë po kaq kriminelë dhe antikushtetues.
Kam përpara këtu deputetin Qani Xhafa, një deputet i nderuar, një njeri i respektuar në qark dhe kudo.
Dëgjojeni miq, të porositur ushtarët e këtij Hoxhës, e ndalojnë dhe i thonë se je me shpejtësi dhe ke konsum alkool.
Ky ishte krimi i tij.
Kush e heton dhe kush merret me dosjen e tij?
Altin Troplini. A mund të imagjinoni ju, a ndodh në botë që me një çështje civile, me një çështje të pastër civile të një qytetari jashtë detyre, të merret kreu i Skapit?
Të merret njeriu i cili certifikoi krimin antikushtetues, krimin elektoral, si të ligjshëm, si të amnistueshëm.
Unë e kuptoj se ju, një pjesë nuk do jeni më.
E kuptoj, por asnjë prej jush nuk ngrihet dot të mbrojë këto të vërteta.
Si ka mundësi? E keni nga frika? E keni nga keqbërjet që u rëndojnë?
E ke shndërruar këtë parlament në një neveri të vërtetë me mënyrën se si e drejton si me qenë një sekretare e mjerë”, tha Berisha.