Cristiano Ronaldo nënshkruan kontratën më të pasur në historinë e futbollit

Rinovimi i Cristiano Ronaldos me Al Nassr deri në vitin 2027 nuk është vetëm një lajm sportiv, por një ngjarje historike. Sipas gazetës spanjolle Marca, ylli portugez ka firmosur kontratën më të madhe ndonjëherë në historinë e futbollit: 200 milionë euro në sezon, plus 60 milionë të tjera nga të drejtat e imazhit.

Numrat janë befasues dhe, kur i ndajnë, shfaqin qartë përmasat e jashtëzakonshme të marrëveshjes: Ronaldo do të fitojë 16.67 milionë euro në muaj, 555,555 euro në ditë, 23,150 euro në orë, 386 euro në minutë dhe 6.5 euro në sekondë.

Këto shifra tregojnë jo vetëm vlerën sportive të CR7, por edhe ndikimin e tij komercial në nivel global. Në moshën 40-vjeçare, ish-‘ylli’ i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus vazhdon të thyejë rekorde jo vetëm në fushë, ku synon të arrijë shifrën prej 1000 golash në karrierë, por edhe jashtë saj, duke tërhequr sponsorë, tifozë dhe duke i dhënë dukshmëri projektit ambicioz të futbollit saudit.

Me këtë rinovim, Ronaldo duket i destinuar të përfundojë karrierën e tij në Lindjen e Mesme, duke kthyer Saudi Pro League në një skenë gjithnjë e më ndërkombëtare. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Al Nassr përgjithmonë!”. Dhe me 200 milionë euro në vit, gjithçka bëhet më e lehtë.

About Redaksia

Check Also

Benfika “trondit” Bayern, i rrëmben kreun

Me një biletë në “xhep” për në fazën e 1/8, Bayern Munich vendosi të bëjë …