Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi njëkohësisht deputet i ardhshëm denoncoi farsën elektorale dhe dështimin e Task force së ngritur nga kreu i SPAk Altin Dumani dhe të policisë së shtetit për të ndalur dhe hetuar shantazhimin e votës, blerjen e intimidimin e votës.
Sot paradite ishte organizuar një tryezë për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit ku të pranishëm ishin edhe kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kreu i KQZ- Ilirjan Celibashi dhe kreu i Policisë së Shtetit.
Si Altin Dumani dhe Ilir Proda u larguan pasi dhanë deklaratat e tyre, duke iu shmangur përballjes me përfaqësuesit e opozitës, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.
Fjala e plotë
Më bënë të ndjehem sikur kam garuar në Danimarkë në zgjedhjet e 11 majit. Vetëm lidhje me realitetin në Shqipëri, nuk ka pasur fjala e drejtuesve në panelin e parë në raport me zgjedhjet e mbajtura në vendin tonë.
Do të doja të ishte këtu dhe Dumani të flisnim për suksesin e Task Force ngritur nga SPAK dhe rastet konkrete që ai përmendi.
Jam i habitur dhe më bëri përshtypje fjala e kryetares së komisionit të Helsinkit që tha se e prokuroria e elbasanit ka bërë një punë që ju ka impresionuar?
Zonjë për çfarë?
Suel Çela, një ndër narkotrafikantët më të mëdhenj të Europës qëndron në Elbasan. E dinë të gjithë që strehohet në Elbasan. Ka deputetë të caktuar që i ka sponsorizuar në qarku. E as prokuroria e Elbasanit nuk guxon të bëjë detyrën. E njëjta gjë vlen dhe për drejtuesin e policisë së shtetit që më kujtojnë kronikat e lajmeve të viteve 70 – 80, në kulmin e diktaturës ku flitet për suksese imagjinare.
Në datën 11 maj kam denoncuar zyrë elektorale të padeklaruar live para mediave.
Është dashur mbi 90 minuta e 6 telefonata që një patrullë që qëndronte 15 metra larg, ku ndodhej zyra e padeklaruar e PS-së, pronësinë e mori Erion Brace shoqëruar me një person me precedentë kriminalë, të vinte në vendngjarje.
Kam telefonuar zotin Dumani, për cilin numër të gjelbër flet kur unë para mediave kam telefonuar 2 herë e nuk funksiononte. Tha se SPAK ka marë kontakt me denoncuesit e partive politike. Me kë ka marrë në PD-në, që është forca më e madhe opozitare në vend?
Nëse ne mendojmë që në të gjithë Shqipërinë paskan qenë vetëm 9 raste për të cilat ka nisur kryesisht hetime atëherë ne kemi standardet më të lartanë Europë.
Ndërkohë nga selia qendrore e PD-së për 6 javë janë denoncuar me video pamje si funksionon skema e trenit bullgar në Elbasan. Si komisionerë të ngarkuar për mirëmbatjen e procesit kthejnë kutinë përmbys, nxjerrin fletën e votimit e hapin e palosin dhe e fusin brenda. Janë denoncuar me dhjetra pamje të përplasjeve me krimin e organizuar dhe nuk kemi asnjë kontakt dhe asnjë reagim zyrtar.
Nuk kemi asnjë kontakt dhe as një reagim zyrtar nga task Forcë
U fol për një punë të shkëlqyer të policisë së shtetit. Ndërkohë është shkruar dhe dokumentuar nga ndërkombëtarët konflikti fizik e verbal në bashkinë e Vorës mes 2 titullarëve të PD dhe pjesëtarëve me precedentë penalë që ishin aty si përfaqësues të maxhorancës. Është thënë dhe nga vëzhguesit ndërkombëtar që nuk arrinim të kuptonim përse policia për 2 orë nuk shkonte në vendngjarje. Kur ndodhi në Vorë e kuptoni cfarë ka ndodhur në qarqet e tjera të vendit.
Edhe kriteret e Kopenhagen janë shkelur në këto zgjedhje. Apo liria e marrjes së informacionit për shkak të censurës si Tik Toku që pas zgjedhjeve u hap.
këto tryeza më rikthyen në memorien ku kam shërbyer në kuvend ku shpesh dhe për shkak të burokracisë, flasim për cheklist që duhen plotësuar..
Ndërkohë Komisioni i jashtëm i PE-së dhe Asambleja e Partisë Popullore Europiane vendosën të sjellin dy misione faktmbledhëse në Shqipëri.
Një prej organizatat më të mëdha të së djathtës, IDC-CDI i konsideron zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri farsë zgjedhore të organizuar nga një shtet elektoral.
Çdo ditë PD vijon të pasqyrojë në media ndërkohë që nuk ka pasur as qasjen më minimale nga ana e organit të akuzës të paktën për të verifikuar ato pamje që ne bëjmë publike.
Këto do ishin pyetje që do ia drejtoja drejtuesit të SPAK.
Cili është bilanci real i task Forcë së SPAK?
Vetëm ngritja e në vetvete e një task forcë nuk mund të jetë sukses. Sukses do të ishin nëse do të ishte eficiente por të parandalonte shantazhimin e votës, blerjen e intimidimin e votës.