Sapo ka mbërritur nga udhëtimi 36 mijë dollarësh me charter nga Haga, të cilin nuk dihet se kush e ka paguar, Edi Rama është shfaqur në sallën e parlamentit.
Rama u shfaq në sallën e parlamentit, pasi lideri i opozitës, Sali Berisha, nuk ishte i pranishëm, sepse ishte larguar pas akuzave që lëshoi në drejtim të Edi Ramës dhe mazhorancës së tij. momenti mund të konsiderohej si simbolik për socialistët, që kishin muaj që nuk e shihnin Ramën aty, por atmosfera në radhët e tyre nuk ishte aspak festive.
Shumë deputetë të Partisë Socialiste, mes tyre dhe ministri Balla, siç mund ta shikoni në foto, nuk treguan as entuziazëm e as interes të veçantë për kthimin e Ramës në parlament, duke reflektuar edhe faktin se, shumica prej tyre nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit, pasi janë zëvendësuar nga Rama me Sara Milan, Zegjine Çaushin, Arkend Balla, e deputetë të tjerë të panjohur, por që janë futur në këtë sallë me votat e bandave kriminale.