Gazetari amerikan: Ramaduro i zhytur në korrupsion masiv, vendi anëtar i NATO-s po kthehet në komunizëm!

Ramaduro tashmë është një epitet global për Edi Ramën. Pas publikimit të komentit të ambasadorit Agim Nesho në Fox News, ky etiketim po ngjit edhe në media të tjera.

Gazetari i njohur amerikan, Alex Newman, editor i revistës konservatore ‘The New American’ ka intervistuar kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Por bien në sy konstatimet e këtij gazetari gjatë kësaj interviste.

Ai përdor menjëherë termin Ramaduro për Edi Ramën, çka tregon se ky term është bërë fenomen viral në qarqet me ndikim në SHBA.

“Socialistët janë pasardhësit e Partisë së Punës që e sunduan Shqipërinë me grusht të hekurt gjatë komunizmit. Zgjedhjet shumë të diskutueshme të majit sollën një person që kritikët e quajnë Ramaduro, ai akuzohet për korrupsion masiv dhe se i trajton shqiptarët njësoj siç trajtohen venezuelasit nga Maduro,” shprehet gazetari.

Ai thekson disa herë se zgjedhjet në Shqipëri ishin thellësisht të dyshimta.

Newman citon shkrimin e publikuar në Fox News nga Agim Nesho.

Ndërkohë që krimi ndikoi që Rama të ruajë pushtetin, gazetari thekson se Berisha kërkon që kartelet të shpallen organizata terroriste nga administrata amerikane.

“Shumë amerikanë nuk mendojnë për Shqipërinë, por është një vend anëtar i NATO-s që më duket se po kthehet me shpejtësi në komunizëm, një sistem të cilin amerikanët kanë shpenzuar shumë fonde dhe jetë njerëzore për ta luftuar,” shprehet gazetari.

Ai citon edhe një dezertor të famshëm të KGB-së, që shprehet se komunizmi nuk është larguar, por po rikthehet tani me emër tjetër.

“Partia politike e Ramës, e njohur si Partia Socialiste, është Partia e Punës e riemërtuar, e cila e qeveriste Shqipërinë me dorë të hekurt gjatë kohës së komunizmit. Kjo përputhet me zbulimet e dezertorit të njohur të KGB-së, Anatoly Golitsyn, i cili kishte paralajmëruar se pas një shembjeje të inskenuar të qeverive komuniste, të njëjtët njerëz do të riemërtonin veten dhe do të qëndronin në pushtet”.

About Redaksia

Check Also

Video/ Altin Dumani në listën e patronazhistëve: Preferoj PS-në!

Kreu i SPAK, Altin Dumani duket se renditet si i majtë dhe preferenca e tij …