Masakra zgjedhore/ Zhupa: Taulant Balla tani do të njihet si “Taulant Zarfi”

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka folur gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me ligjin për të huajt. Ajo gjatë fjalës së saj ka hedhur akuza të forta për manipulimin e votave të 11 majit nga Partia Socialiste.

“Në fakt pikat themelore të këtij projektligji janë informacionet e sigurisë dhe kur vjen e diskuton këtu zoti Taulant Zarfi. Se tani do të njihesh si Taulant Zarfi, se sa zarfa ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës i postës që është në dalje në pension. Sa keni kaluar ju nëpër duar e sa keni fabrikuar ju s’besoj se ka njeri tjetër rekord në Shqiëri por edhe në botë. Dhe të flisni ju për informacione e siguri është të vësh duart në kokë.

Në fakt një listë e mirëpërgaditur nga ambasadat shqiptare kudo në botë, me listat e të gjithë emigrantëve që jetojnë në shtete ku ato kryejnë funksionet, është përdorur nga funksionarët e Partisë Socialiste për të dërguar mesazhe të përsonalizuara dhe për të kërkuar takime dhe vota dhe ky është fakt.

Aq sa mjafton të shikoni se si një ish ministre e jashtëme, zonja Olta Xhaçka merr votat e diasprës pikërisht nga aksesi që ka nga ambasadat nga emërimet që ka bërë, nga listat që i shkojnë dhe perçudnon rezultatin edhe me partine tjetër politike por edhe brenda radhëve tuaja.

Marrja e të dhënave përsonale ka qenë në fakt publike. Se si ju keni përdorur gjatë fushatës çdo të dhënë përsonale me sistemin tuaj të patronazhimit”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Ndryshimi është domosdoshmëri dhe progres

Nga Bujar Leskaj Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeverisjen e vendit. …