Me një akt të paprecedent edhe Kolegji Zgjedhor, ndonëse u njoh me këto prova, vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës.
PD kishte paditur në Kolegj Zgjedhor rezultatin në qarkun e Vlorës, ku në bazë të provave të sipërmendura rezulton se Partia Socialise ka marrë në mënyrë abuzive një mandat nga vota e diasporës në Vlorë. Partia Demokratike kërkoi rimarrjen e mandatit të katërt në Vlorës ose përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës. Por Kolegji Zgjedhor shkeli ligjin për Gjykim Administrativ, konkretisht Nenin 35 të ligjit, që përcakton se barrën e provës për të vërtetuar ligjshmërinë e veprimit juridik dhe kontratës administrative, duhet t`ja kalonte KQZ, e cila duhet të sillte provat për përmbushje të detyrimit për votën e diasporës.
Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka tentuar të fsheh provat, që tregojnë farsën me votën e diasporës në Greqi. Provat tregojnë se emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk iu dorëzua zarfi me fletën e votimit, ashtu siç ishte parashikuar në kontratë.
Nga 500 raste të analizuara nga Partia Demokratike, vetëm për qarkun Vlorë, rezulton se në të paktën 164 raste vota nuk u është dorëzuar emigrantëve siç parashikohej në kontratë. Në 104 raste flagrante nuk kishte firmë të emigrantit që konfirmonte marrjen e zarfit. Në 44 raste ishin firma e dikujt tjetër, apo ishte shënuar me emër dhe mbiemër se kush e kishte marrë votën e dikujt tjetër. Në 16 raste ishte bërë vetëm një zhgarravinë në formularin e dorëzimit të zarfit.
Me aktet të tjera, skandaloze, përfaqësuesit e KQZ, kanë deklaruar se dorëzimi individual nuk ishte detyrues. Mirëpo Akti Rregullator Nr. 13 i vitit 2024, normon procesin e votës nga Diaspora, duke përcaktuar qartë në pikën III.2, fraksin 1, se: Dokumentacioni zgjedhor i përgatitur sipas seksionit III.1 i dërgohet zgjedhësit nga jashtë në mënyrë individuale. Dhe në pikën dy përcaktohet se dokumentacioni zgjedhor për votimin nga jashtë i dërgohet zgjedhësit në adresën e deklaruar në PER nga vetë zgjedhësi.
Për më tepër, duket se KQZ ka shkelur mbi veten, pasi ishte ky institucion që shpenzoi para për të promovuar pikërisht këto akte, duke bërë spote ku u tregonte votuesve nga jashtë se duhet të merrnin votën personalisht, dhe pasi të plotësonin fletën e votimit, duhet ta kthenin atë individualisht te posteri.