Kur notat zbulojnë një krizë më të thellë se një provim!

Nga Alba KEPI

Matura Shtetërore 2025 nuk është vetëm një moment vlerësimi, por një pasqyrë e një sistemi që po rrëshqet drejt formalizmit dhe mediokritetit.

Në vitin 2022: 29,829 maturantë u regjistruan për Maturën Shtetërore.
Në vitin 2025: 26,683 maturantë iu nënshtruan provimeve.

Kjo tregon një ulje prej mbi 3,100 maturantësh, ose rreth 10.5% më pak brenda një cikli të shkurtër trevjeçar.

Kjo rënie nuk është thjesht statistikore; por pasqyron;

– shpopullimin e qëndrueshëm të vendit,
– uljen e lindshmërisë,
– humbjen e besimit në sistemin arsimor publik, që nuk arrin të motivojë apo të mbajë të rinjtë brenda vendit.

🔴Sipas të dhënave zyrtare për provimin e Matematikës Matura 2025:
Norma e kalueshmërisë: 97.39%
Nota mesatare kombëtare: 6.47
Numri i nxënësve me notën maksimale 10.00: 166 maturantë (0.6%)
Nxënës me notën minimale 4.00: 673 maturantë (2.6%)

Këto të dhëna tregojnë për një mesatare artificiale, ku nota nuk mat dijen reale, por përfaqëson një standard minimal për të “ruajtur përqindjet”. Kjo i jep maturës një karakter më shumë formal sesa funksional.

Ndonëse në dukje optimiste — me një kalueshmëri prej 97.39% dhe një notë mesatare 6.47 — janë në thelb një maskë statistikore që mbulon një problem strukturor e të thelluar: shpopullimin intelektual të vendit dhe zhytjen e sistemit arsimor në mesatare të rreme.

Sistemi aktual po prodhon diploma, jo dije. E kjo sjell që të rinjtë me nota mesatare apo të larta të largohen nga vendi, sepse nuk e konsiderojnë diplomën shqiptare si të vlefshme në tregun europian të punës.

Nëse ky trend vazhdon, Shqipëria nuk do të ketë mungesë diplomash, por do të ketë mungesë inxhinierësh, mjekësh, ekonomistësh, mësuesish, profedionistësh me vokacion.

About Redaksia

Check Also

Në Kryeqytetin pa Teatër dhe pa ekzekutim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese…

Nga Adriana KALAJA Në Kryeqytetin e kthyer në një qytet mafioz në fakt, sot në …