Noka: Task-Forca për krimin elektoral vdiq atë ditë që u krijua! Kemi bërë dhjetëra kallëzime dhe referime në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pasi dha dëshminë SPAK, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Në një prononcim për mediat ai ka zbuluar edhe arsyen e thirrjes nga prokurorët e posaçëm.

Noka tha se, Task-Forca për krimin elektoral vdiq atë ditë që u krijua! Kemi bërë dhjetëra kallëzime dhe referime në SPAK, por deri tani nuk ka patur hetime.

“Isha këtu për denoncimet që kemi bërë në fushatë elektorale. Dhe task-forca, e cila u ngritur për të hetuar krimin elektoral, na rezulton që vdiq pa u ngritur akoma.

Deri më tani, krimi elektoral që na u premtua se në janar të vitit 2025 do fillonte ndëshkimin ndaj tij, sot është duke i bërë karshillëk edhe godinës së SPAK-ut.

Sot krimi elektoralë është më i institucionalizuar se kurrë.

Sot krimi elektoral është ai që ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve.

Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që PD dhe opozita kanë paraqitur te Skapi i partisë, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria.

Ne nuk jemi organ hetimor. Organi hetimor presupozohet të ishte ky që është këtu mbrapa.

Isha për një sërë kallëzimesh që lidhen vetëm me krimet zgjedhore. Po ua përsëris, konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor, kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …